Sport
Shumë shqiptarë në Serie A
Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Etrit Berisha, Blerim Xhemaili, Përparim Hetemaj, Elseid Hysaj, Rey Manaj dhe Ledian Memushaj janë futbollistët shqiptarë që paraqiten në Serie A

Në fundjavë fillon njëra nga ligat më të forta në Evropë, ajo Serie A e Italisë, ku këtë sezon do të paraqiten shumë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
I pari që do të paraqitet në skenë është Arlind Ajeti, i cili këtë verë u transferua te skuadra e njohur italiane, Torino. Madje, Torino të dielën është mysafire e Milanit.
Atalanta luan me Lazion, por vështirë se do të shohim shqiptarë në fushë. Tek Atalanta luan mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, kurse te Lazio, mbron Etrit Berisha, megjithatë, të dy pritet të jenë në bankën rezervë.
Bologna e pret Crotonen, ku bolonjezët janë favoritë, derisa së fundi në këtë skuadër u transferua mesfushori i Përfaqësueses zvicerane, Blerim Xhemaili. Ai u shpreh i lumtur për rikthimin në Serie A.
Chievo e Përparim Hetemajt e pret Interin, ku skuadra milaneze është favorite, megjithatë, Chievo shpesh herë ka ditur ta befasojë.
Derbi i shqiptarëve zhvillohet të dielën mbrëma, ku Napoli i Elseid Hysajt ndeshet me Pescarën, ku kapiten është Ledian Memushaj i Kombëtares shqiptare, ndërsa në sulm Rey Manaj. Ky i fundit është i huazuar nga Interi.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën