Kosova
Shuhet Albert Rohan, njëri ndër arkitektët e pavarësisë së Kosovës
Rohan, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon
Ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare, diplomati i shquar austriak Albert Rohan ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.
Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.
“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, tha shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.
Rohan i është bashkuar shërbimit diplomatik të Austrisë në vitin 1963 dhe ka shërbyer, mes tjerash, në ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të jetë pikëlluar pas lajmit për vdekje të Rohanit.
“Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










