Jeta në Zvicër
Shtrenjtohet sigurimi shëndetësor për 4.5 për qind
Ndërsa më i madh është shtrenjtimi i premive për fëmijët. Ai mbërrin në 6.6 për qind
Premitë e sigurimit shëndetësor, vitin e ardhshëm, sa u përket personave të rritur do të shtrenjtohen mesatarisht për 4.5 për qind. Por, më i madh është shtrenjtimi i premive për fëmijët. Ai mbërrin në 6.6 për qind. Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) e arsyeton këtë ngritje me faktin se viteve të fundit premitë e sigurimit shëndetësor të fëmijëve nuk kanë arritur të mbulojnë shpenzimet e bëra për trajtimin mjekësor të tyre, shkruan srf.ch.
Po ashtu edhe për të rinjtë do të ketë një rritje të theksuar të çmimit të premisë, gjegjësisht 5.4 për qind.
Ngritja e çmimit të sigurimit shëndetësor do të ndryshojë sipas kantoneve. Aktualisht, premitë më të shtrenjta i paguajnë qytetarët e kantonit-qytet Basel Stadt dhe të Gjenevës. Ndërsa më së liri kushton sigurimi shëndetësor për të rriturit në kantonet Appenzell Innerrhoden dhe Nidwalden.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











