Lajme
Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë
Në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit është rritur deri në 3 centë çmimi i naftës.
Një ngritje e tillë e derivateve për një periudhë kaq të shkurt kohore po shihet e dëmshme nga një ekonomist.
E pjesën kryesore të fajit, Musa Limani po ia lë strukturave shtetërore, raportojnë mediat vendore, përcjell Albinfo.ch.
Ekonomisti tjetër, Enver Blakaj, ka dilema edhe në cilësi, por edhe në sasi, që konsumatorët e derivateve marrin në pompat e benzinës.
“Shteti nuk është duke bërë asgjë, pasi së pari litra nuk është litër. Ne e paguajmë, por vjen më pak dhe shteti duhet të bëjë testime për kualitet të tij”, tha Blakaj.
Sipas Blakajt, çdo rritje mbi 1 euro e 20 cent për litër dëmton jashtë mase xhepin e qytetarëve, por edhe bizneset, në veçanti gastronominë dhe bujqit.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










