Lajme
Shtohet zemërimi i qytetarëve në shumë shtete evropiane për masat anti-COVID
Pavarësisht se në fuqi vijon të jetë izolimi, me qindra qytetarë u mblodhën në Vjenë për të protestuar kundër masave kufizuese.
Sipas policisë, rreth 300-500 njerëz ishin pjesëmarrës në protestë. Ata brohorisnin duke kërkuar që kancelari Kurz të largohet.
Policia ngriti barriera për të parandaluar protestuesit nga marshimi drejt qendrës së qytetit, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Disa demonstrues u përpoqën të thyejnë barrierën mbrojtëse, ndërsa disa prej tyre u arrestuan.
Zvicër
Zemërimi ndaj masave kufizuese vijon edhe në Zvicër. Policia prishi një tubim të vogël të paautorizuar, i parashikuar në monumentin Tell në Altdorf.
Policia e kantonit e bëri të qartë paraprakisht se asnjë tubim nuk do të tolerohej dhe kontrolloi rrugët e hyrjes në Altdorf si dhe njerëzit që mbërrinin me transport publik.
Demonstruesit, të cilët u mblodhën para mesditës, mbanin pankarta të vogla.
Oficerët e policisë u kërkuan disa herë qytetarëve të largoheshin nga sheshi. Mbi 100 persona u kthyen nga policia për të mos marrë pjesë në marshim.
Rumani
Edhe në rrugët e Bukureshtit me qindra qytetarë protestuan kundër masave kufizuese të vendosur nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë.
Grupe të ndryshme pushtuan Sheshin e Fitores dhe zonën pranë Universitetit duke shprehur zemërimin e tyre ndaj izolimit, shtetrrethimit dhe mbylljes së bizneseve masa që hynë në fuqi në fund të marsit.
Shumë prej demonstruesve mbanin në duar flamurin rumun dhe brohorisnin, liri, poshtë qeveria.
Ndërsa, spitali Ortopedik në Bukuresht brenda natës u kthye në një njësi mbështetëse e koronavirusit, pacientët dhe të afërmit protestuan ndaj procesit të transferimit të shpejtë dhe procesit.
Ata shfaqën pakënaqësinë e tyre rreth evakuimit të nxituar në orët e vona të mbrëmjes pasi qeveria caktoi spitalin një njësi për pacientet me COVID.
Francë
Aktivistët nga lëvizja globale e drejtësisë Attac organizuan një shfaqje në stacionin e metrosë Bercy në Paris për të nxjerrë në pah pabarazinë në rritje të shkaktuar nga pandemia.
Shoqata po bën thirrje për vendosjen e taksave për njerëzit më të pasur dhe fitimet e papritura të kombeve të mëdha.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











