Shkurt.ch
Shtohen miliarderët në Zvicër
Në Evropë super të pasurit janë në rritje. Këtë vit klubit të të pasurve në Zvicër i janë shtuar 25 miliarderë
Grupi i miliarderëve në vitin 2014 është zgjeruar me 155 njerëz në mbarë botën, ndërsa vetëm në Zvicër numri i tyre u rrit nga 61 në 86.
Shumica e miliarderëve kanë krijuar pasurinë pjesërisht apo tërësisht vetëm, ndërsa më pak se 20 për qind e kanë trashëguar, thuhet në një studim nga UBS, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Ekonomik Wealth-X.
93 për qind e miliarderëve janë mbi 45 vjeç, mosha mesatare është 63.
Super të pasurit në vitin 2014 në botë kanë raportuar një total prej 7.3 trilionë dollarësh. Kjo është më shumë se vlera e 30 kompanive më të mëdha në SHBA. Dhe kjo është 12 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Pjesa më e madhe e kësaj pasurie është në Evropë, ku jetojnë shumica e miliarderëve, të cilët kanë asete totale prej 2.4 trilionë dollarësh.
Pothuajse 12 për qind e tyre, 86 miliarderë janë në Zvicër. Kështu, Konfederata figuron prapa Britanisë së Madhe e Gjermanisë, ndërsa Rusia renditet e katërta në Evropë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










