Lajme
Shteti që nuk ka asnjë qen të pastrehë, të gjithë janë adoptuar
Edhe shtetet e tjera duhet të ndjekin shembullin e njëjtë.
Tashmë dihet se qentë e pastrehë janë duke u bërë problem në rritje vazhdimisht, por jo për Holandën, përcjell albinfo.ch.
Në Holandë. të gjithë qentë e pastrehë janë marrë nga rrugët dhe iu është gjetur shtëpi. Kjo u arrit me shtysën e qeverisë, sepse ata ndihmuan më mbledhjen e qenve, sterilizimin, vaksinimin dhe identifikimin e qenve.
Në vitin 2016 të gjitha rrugët u spastruan nga qentë endacakë dhe të gjithë tani kanë një vend të ngrohtë që të bëjnë gjumin.
Kjo është një zgjidhje shumë e mirë, si për njerëzit edhe për qentë. Mungesa e vaksinimit të qenve endacakë, çon deri te tërbimi. Ky është shkaktari i sulmeve nga qentë endacakë vazhdimisht.
Holanda ka një histori të pasur me qentë. Thuajse çdo familje në shekullin e 19 ka pasur një qen, edhe ata janë parë si simbol social.
Mirëpo numri i qenve endacakë u rrit dhe kjo shkaktoi shpërthime të tërbimit mes qenve. Shpejt pas kësaj, në një kohë kur nuk kishe vaksina për parandalimin e tërbimit, njerëzit filluan të frikësohen nga qentë dhe filluan t’i braktisin.
Prandaj nuk u desh shumë kohë që rrugët të mbushen me qen endacakë.
Mirëpo tani, qeveria mbulon të gjitha kostot për kujdesin e këtyre qenve deri në adoptim. 70% e qenve femra janë sterilizuar, në mënyrë që të mos ketë probleme me rritjen e tepërt të numrit të qenve.
Gjithashtu, tani ka edhe përmirësime në ligjet për mbrojtjen e kafshëve, për të eliminuar dhunën ndaj tyre. Nëse një pronar i shkel këto ligje, mund të dënohet me rreth 15 mijë euro gjobë dhe gjithashtu burgim deri në 3 vjet.
Holanda ka krijuar edhe një forcë policore, e cila ka për detyrë të mbrojë kafshët në gjithë shtetin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














