Lajme
Shteti evropian që u godit nga temperatura të larta

Italia po përballet me temperatura të pazakonta për muajin gusht. Meteorologët në vendin fqinjë thonë se fundjava e 10 dhe 11 gushtit ka rezultuar më e nxehta për këtë muaj. Temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë celsius, duke thyer rekordet e mëparshme për këtë periudhë të vitit.
Në Romë, bashkia vendosi në përdorim aplikacione që paralajmëronin turistët zonat ku temperatura reale ishte më e lartë.
Gjithashtu, këto aplikacione njoftonin vizitorët se ku ndodheshin burimet ujore dhe shatërvanët më të afërt në qytet.
Ndërkohë, i nxehti ekstrem ka goditur edhe vende të tjera të Europës, si Greqia dhe Spanja.
Të dhënat e instituteve meteorologjike tregojnë se gjatë kësaj vere janë thyer gjithë rekordet historike për temperaturat e larta, duke ngritur alarmin për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë