Lajme
Shqipëria, e 7-a në botë për prodhimin e drogës
Raporti Botëror i Drogës për vitin 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se Shqipëria është vendi i 7-të në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit në botë. Raporti shqyrton gjendjen e kultivimit të drogës në vende në mbarë botën.
Shqipëria doli mbi Kirgistanin, Iranin, Nepalin dhe Indinë, të cilat kompletuan listën e 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit nga 154 vende.
Shqipëria u rendit gjithashtu e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke sugjeruar se ka një tregti të konsiderueshme të kultivimit të kanabisit, e cila ose eksportohet ose përdoret brenda për brenda. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.
Vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën rrugë ballkanike për trafikimin e heroinës, e cila fillon në Pakistan dhe kalon përmes Sirisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë përpara se të vazhdojë në vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka kontribuuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge, edhe pse shpesh pretendohet se legalizimi ka një efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve me drogën, veçanërisht për gratë./Euronews
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












