Lajme
Shtetet me më së shumti muze për milion banorë
Sa muze ka në botë dhe cili vend ka më shumë muze për një milion banorë?
Kësaj pyetje i është përgjigjur Organizata për Shkencë, Arsim dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e cila, duke hulumtuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit mbi muzetë, ndër të tjera, ka bërë një listë të të gjitha institucioneve muzeale në botë.
Sipas listës së UNESCO-s, në botë ka rreth 95.000 muze, që është 60 për qind më shumë se në vitin 2012. Është interesante se shumica janë të vendosura në kontinentin evropian. Numri më i madh i muzeve në raport me numrin e banorëve janë të ashtuquajturat mikroshtete, të cilët kanë një numër shumë të vogël banorësh, zakonisht nën një milion.
Pra, i pari në listë është Niue, një shtet ishull në Oqeani, i cili sipas statistikave të UNESCO-s ka 625 muze për një milion banorë, ndonëse në realitet nuk ka as kaq shumë muze dhe as kaq shumë banorë në vend.
Në vendin e dytë renditet Andorra me 324.7 muze për milion banorë, San Marino është në vendin e tretë (323.5), ndjekur nga Monako (256.4) dhe Islanda (192.6).
Sa muze për një milion banorë kanë vendet e rajonit?
Në vendin e gjashtë është Mali i Zi, vend i cili sipas të dhënave të UNESCO-s ka 620 mijë banorë dhe ka gjithsej 99 muze. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të kishte 159.2 muze për një milion banorë.
Të dhënat tregojnë se Kroacia ka gjithsej 287 muze ose 70.2 muze për një milion banorë. Sllovenia ka 45 muze për milion banorë, Shqipëria 28.6 muze për milion banorë dhe Serbia ka 20.6 muze për milion banorë.
Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut bëjnë pjesë në grupin e vendeve me numrin më të ulët të muzeve për një milion banorë. Maqedonia e Veriut ka gjithsej 26 muze ose 12.5 për milion banorë, ndërsa Bosnja e Hercegovina ka 9.6 muze për milion banorë dhe gjithsej 32 muze.
Çfarë e bën një institucion muze?
Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), organizata 76-vjeçare e UNESCO-s e dedikuar për muzetë në mbarë botën, pas një debati të gjatë, së fundmi publikoi përkufizimin zyrtar se çfarë e bën një institucion muze.
Sipas përkufizimit, Muzeu është një institucion jofitimprurës, i përhershëm në shërbim të shoqërisë, që mbledh, konservon, interpreton dhe ekspozon trashëgiminë e prekshme dhe të paprekshme.
“Muzetë janë të hapur për publikun, të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke ushqyer diversitetin dhe qëndrueshmërinë. Ata funksionojnë dhe komunikojnë në mënyrë etike, profesionale dhe me pjesëmarrjen e komuniteteve, duke ofruar përvoja të ndryshme për edukim, kënaqësi, reflektim dhe shkëmbim njohurish”, tha Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve./CNN
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










