Kosova
Shtëpitë e mërgimtarëve sërish cak i hajdutëve
Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar
Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pasi kanë tentuar të vjedhin një shtëpi të mërgimtarëve në fshatin Lutogllavë të Komunës së Prizrenit.
Dëshmitari Alban Dakaj ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ai u ballafaqua me vjedhësit të cilët e goditën dhe i morën portofolin me gjithë dokumente dhe një shumë parash, njofton Klan Kosova.
Dakaj tha se cak nuk ishte shtëpia e tij, por të fqinjëve mërgimtarë të kësaj zone, që sipas tij edhe disa herë tjera janë thyer, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e mërgimtarëve janë cak i hajdutëve.
Për rastin menjëherë u njoftua policia rreth orës 23:00 që dolën në vendin e ngjarjes, e bashkë me banorët, edhe i kapën tre të dyshuarit, të cilët janë dërguar në mbajtje.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=116&v=qAvfSSjrw6E
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









