Kosova

Shqiptarja shkëlqeu në “Junior Eurovision”

Mësohet se vajza e Ardit Gjebreas, Anna, ka shkëlqyer në skenën e madhe të “Junior Eurovision”, të mbajtur në Paris, transmeton albinfo.ch.

Artistja ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You”, duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë. Fituese e festivalit “Junior Eurovision 2021” është shpallur këngëtarja Maléna nga Armenia, me këngën “Qami Qami”.

Ajo që mori mjaft vëmendje përtej super interpretimit, ishte kostumi mjaft i veçantë, me të cilin artistja dërgoi motivet tona kombëtare në Francë, me shqiponjën, detajin më karakteristik të veshjes.

Pas interpretimit të Gjebreas, duartrokitjet e mbarë publikut dhe atyre që po e ndiqnin kudo në botë, pa dyshim ishin për bukuroshen mjaft të talentuar që çoi peshë zemrat e shqiptarëve.