E-Diaspora
Shqiptarja dëbohet pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA
Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shteti
50-vjeçrja, Zahrija Puroviq, është kthyer të enjten në Malin e Zi nga Amerika, jo me dëshirën e saj por vetëm pasi u dëbua. Pavarësisht se nuk kishte të dhëna kriminale dhe një mocion në pritje për qëndrim nga ana e Gjykatës Federale të Apelit, autoritetet e emigracionit urdhëruan dëbimin e saj, duke i prerë një biletë avioni në Detroit Metro Airport, transmeton albinfo.ch.
Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shtetin.
“Ky është një shembull i mirë i deportimeve absurde që po shohim”, tha avokati i Puroviq, Carrie Pastor. “Ajo nuk ka asnjë dosje penale … asaj ju mohua azili shumë vite më parë. Rasti i saj aktualisht është në pritje përpara Gjykatës së Apelit të SHBA për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë asnjë vendim … Ajo po dërgohet në një vend që nuk e ka parë për 30 vjet …”, shtoi ai.
Agjentët e ICE në aeroport thanë se gruaja do të rindalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të bëjë një kërkesë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











