E-Diaspora
Shqiptari me shitore aksesorësh në qendrën e re tregtare në Suhr
Bekimi dhe Florentina, në shitoren e tyre moderne "Keep Style Home" shesin mbulesa të shtretërve dhe aksesorë të tjerë. Është një biznes me perspektivë, kur shihet interesimi i madh i blerësve për këto produkte, thonë ata
Duke filluar nga 30 nëntori 2017 “Suhre-Park-Komplex” ka hapur dyert në Suhr, Aarau. Hyrjet ishin stolisur të enjten në mënyrë festive për banorët e kësaj ane, të cilët do të kenë edhe një qendër tregtare.
Me pije dhe ëmbëlsira po i presin vizitorët edhe Florentina dhe Bekimi, të cilët po e hapin shitoren e tyre “Keep Style Home” në këtë kompleks tregtar në qendër të Suhrit.
Florentina ishte përkujdesur për çdo detaj në përzgjedhjen e gjerë të aksesorëve që do t`i japin një pamje më moderne shtëpisë suaj dhe do të rrisin rehatinë.
Përveç çarçafëve, këllëfëve dhe mbulesave, në shitoren “Keep Style Home” mund t`i zgjidhni po ashtu edhe produktet dekorative, produktet për banjën tuaj, freskuesit, peshqirët e kështu me radhë.


“Kemi nuhatur se ka potencial në tregtinë me aksesorë”
Ky çift afaristësh merret prej 15 vitesh me tregti tekstili në Zvicër. Kishin filluar me rroba të femrave pastaj u lindi ideja të provojnë dhe me aksesorë.
“Ne kemi nuhatur se ka potencial në këtë drejtim ngase tani është bërë trend të zbukurohet edhe ambienti ku jetojmë” thotë Florentina Morina, e cila ka pothuaj gjashtë muaj që ka nisur përgatitjet për hapjen e sotme.
Para kësaj, çifti kishte një shitore tjetër në Aarau. Kjo është shitorja e dytë e tyre ndërsa një tjetër funksionon në Bernë.
“Nuk ka qenë dhe lehtë të sigurohet objekti në këtë qendër dhe mbase jemi shqiptarët e vetëm që kemi një shitore të këtillë. Çmimet e një meti katror kapin shumën deri 300 franga, paramendo shpenzimet tjera…”, thotë nga ana tjetër afaristi shqiptar, Bekim Morina.
Kualiteti është i një standardi të lartë, mbulesat e shtretërve importohen nga Portugalia ndërsa mbulesat e jorganëve, i sjellin ga Turqia.


Shqiptarët, të fokusuar pas mbulesave të shtretërve
Në raftet e shitores së shqiptarit me prejardhje nga Peja kanë zënë edhe produktet nga Kosova. “Janë disa batanije që vijnë nga fabrika e tekstilit e Prishtinës, `Teksto`. Edhe shqiptarët kanë filluar të orientohen gjithnjë më shumë pas dekoreve. “Janë më shumë të fokusuar në mbulesa të shtretërve. Tashmë bëjnë ndërrimin e tyre duke ia përshtatur edhe sezonit, dimrit apo verës”, thotë Florentina, duke theksuar se produktet kanë çmime joshëse.
Florentina është kujdesur që të gjitha mbulesat që vijnë nga Turqia të përshtaten me standardin zviceran.
“Ata që blejnë njëherë te ne, do të blejnë gjithherë ngase këtu gjejnë kualitet”, thotë ajo.
Në hapje po merr pjesë edhe mysafiri nga Prishtina, Isa Ademaj. “Ishte kënaqësi të shihja shqiptarët në Zvicër të rrugëtojnë suksesshëm me biznesin e tyre.
Këto arrihen me punë dhe përkushtim”, thotë Demaj, i cili eksporton produkte tekstili nga Kosova në Zvicër. “Ne po bëjmë përpjekje që gjithkund nëpër Evropë të shihen produktet tona `Made in Kosova`”, thotë Ademaj.
Florentina dhe Bekimi, të dy me prejardhje nga Peja, jetojnë në Oberfelden të kantonit Aargau prej 27 vitesh.
“Shesin edhe batanije “Made in Kosova”
Në hapje po merr pjesë edhe mysafiri nga Prishtina, Isa Ademaj. “Ishte kënaqësi të shihja shqiptarët në Zvicër të rrugëtojnë suksesshëm me biznesin e tyre. Këto arrihen me punë dhe përkushtim”, thotë Demaj, i cili eksporton produkte tekstili nga Kosova në Zvicër. “Ne po bëjmë përpjekje që gjithkund nëpër Evropë të shihen produktet tona `Made in Kosova`”, thotë Ademaj.

Publireportazh
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












