E-Diaspora
Shqiptari në Gjermani vret nipin nga hakmarrja dhe e hedh në liqe
Motivi i vrasësit, sipas prokurorisë, ka qenë hakmarrja. Si shkak për krimin e bërë ka qenë një vrasje e kryer në Shqipëri në vitin 2000

Më 16 prill në Gjykatën e Landit, në Ulm, fillon procesi ndaj shqiptarit 46 vjeçar i cili akuzohet se e ka mbytur me çekiç dhe pastaj e ka fundosur në një liqe, nipin e tij.
Siç ka bërë të ditur prokuroria të premten, ajo e akuzon personin në fjalë se e ka kryer vrasjen në mënyrë të pabesë dhe i shtyrë nga motivet e ulëta, shkruan dpa.
Motivi i vrasësit, sipas prokurorisë, ka qenë hakmarrja. Si shkak për krimin e bërë ka qenë një vrasje e kryer në Shqipëri në vitin 2000, transmeton albinfo.ch. Viktima e fundit, me qëndrim në Nordrhein-Westfalen ka qenë nipi i personit që kishte kryer vrasjen në vitin 2000.
Vrasësi me qëndrim në Göppingen, sipas prokurorisë e kishte mbytur viktimën duke e goditur shumë herë fuqishëm në kokë. Pastaj ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me një folie plastike, ia ka lidhur një peshë betoni dhe e ka hedhur në liqe, ku pastaj. nga fundi i majit të vitit 2017 qe gjetur kufoma.
Procesi gjyqësor pritet të zgjasë 33 ditë thotë prokuroria ndërsa një vendim përfundimtar gjyqësor mund të merret nga janari i vitit 2019.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti