Në një operacion policor antidrogë, i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, u arrestua një shqiptar.
Në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar, raportojnë mediat shqiptare.
Nga kontrolli i policisë në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike, e dyshuar të jetë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.