E-Diaspora
Shqiptari fiton 168 milion Euro në lotarinë Euromillions në Belgjikë
“E kam të vështirë ta besoj” – është shprehur fituesi i Lotarisë Kombëtare. Ai ka thënë për media se luan rregullisht Lotari tash e 10 vite. Shqiptari 45 vjeçar është babai i katër fëmijëve dhe punon në një kompani pastrimi
Një shtetas belg me origjinë shqiptare është fitues i lotarisë “Euro Millions” në Belgjikë. Shqiptari fatlum, me vetëm 15 euro që kishte luajtur, ka arritur të fitojë shumën hiq më pak se 168 milion Euro.
Biletën ai ka treguar se e bleu në pikën e shitjes në Scharbeek – lagje në Bruksel, shkruan media Lacapitale, e cila e nënvizon prejardhjen e tij shqiptare, sigurisht, pa ia përmendur emrin, përcjell “albinfo.ch”.
Pesë numrat që ai kishte zgjedhur dolën të janë pesë numrat e zgjedhura rastësisht gjatë shortit të së martës.
“E kam të vështirë ta besoj” – është shprehur fituesi i Lotarisë Kombëtare. Ai ka thënë për media se luan rregullisht Lotari tash e 10 vite.
Shqiptari 45 vjeçar është babai i katër fëmijëve dhe punon në një kompani pastrimi.
Ai është një ndjekës i futbollit, i pëlqejnë filmat e Robert De Niros si dhe pëlqen të gatuajë peshk.
Shqiptari është shprehur se një pjesë të kësaj shumë dëshiron ta ndaj me personat që kanë nevojë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











