Lajme
Shqiptari arrestohet në Itali, i kërkuar nga Interpoli
Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është gjetur në një banesë në Trastevere dhe duhet të vuajë dënimin me 4 vjet burgim në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Ditët e fundit ndaj tij kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vjet burgim për veprën e falsifikimit të dokumenteve. Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e Policisë së Shtetit.
Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere. Pas akteve formale, burri u dërgua në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë. Po hetohet nga hetuesit pozicioni i personit që priti të kërkuarin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








