Sport
Shqiptarët ‘pushojnë’ në Kupën e Zvicrës
Katër futbollistët e kombëtares shqiptare që aktivizohen me klubet zvicerane nuk janë përdorur nga trajnerët e tyre përkatës duke u lënë pushim
Këtë fundjavë në Zvicër nuk janë luajtur ndeshje të vlefshme për kampionat pasi ato i kanë lënë vend ndeshjeve të Kupës. Katër futbollistët e kombëtares shqiptare që aktivizohen me klubet zvicerane nuk janë përdorur nga trajnerët e tyre përkatës duke u lënë pushim, shkruan albinfo.ch.
Luzern-i fitoi me rezultat 0:3 në transfertë përballë Ticinos duke u kualifikuar për në raundin e ardhshëm. Jahmir Hyka nuk ishte grumbulluar në këtë takim pasi sipas klubit zviceran ka qenë i sëmurë.
Baseli u kualifikua gjithashtu duke fituar në transfertë 0:1 ndaj Zugut. Xhaka ishte lënë pushim nga trajneri i ekipit bashkë me disa titullarë të tjerë që u aktivizuan në mesjavë në takimin e Ligës së Kampionëve përballë Ludogoretsit.
Edhe Zurichu i Armando Sadikut dhe Buerim Kukelit u kualifikua duke fituar si mysafir ndaj Belizonës me shifrat 0:2, por dy futbollistët shqiptarë u lanë pushim pas aktivizimit në mesjavë në Ligën e Evropës përballë Villarrealit.
Ekipet e Zvicrës gjithmonë kanë pasur futbollistë shqiptarë, ku shumë prej tyre janë kyç në skuadrat e tyre.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











