E-Diaspora
Shqiptarët në Jura të Zvicrës kremtuan Ditën e Flamurit
Ditën e diel, më 27.11.2016 në fshatin e bukur Glovelier në afërsi të kryeqytetit Delemont, shqiptarët e Kantonit Jura festuan 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një bashkëpunim i Shkollës Shqipe dhe Klubit “Konaku” që kishte hapur dyert për këtë veprimtari të veçantë.
Sapo ndodhesh në sallën festive mjedisi shumëngjyrësh të ka përfshirë në hijeshinë e tij. Ngjyrimi kuq e zi i flamujve të lirisë me shqiponjat gjithë bashkuara dhe flamuj kuq e bardhë me fisnikërinë zvicerane një mozaik i mrekullueshëm të dëshiron mirëseardhje në gjirin e saj.
Manifestimi filloi me Himnin kombëtar kënduar nga vet nxënësit e shkollës, i jepte skenës një pamje të veçantë e shumë madhështore.
Në atmosferën entuziaste të nxënësve, mësueses, prindërve, mërgimtarëve të moçëm, të rinj, ish nxënës të shkollës shqipe, të ftuar tjerë dhe miq zviceranë i përshëndeti kryetari i LAPSH-it në Jura, Naser Ramabaja.
Të ftuarit e nderit ishin Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë znj. Nazane Breca, dhe znj Fatmire Musliu, Ministre-këshilltare, u pritën me dashuri e respekt.
Padyshim i ftuar dhe i rëndësishëm ishte edhe prania z. Marcel Ryser Përgjegjës i Shërbimit Civil të Republikës dhe Kantonit Jura, (shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët) një personalitet zviceran që ngre ura bashkëpunimi mes zviceranëve dhe shqiptarëve.
– “Përshëndetja ime sot shkon për ju bashkatdhetarë të çdo brezi qofshi,- e hapi takimin Ambasadorja Nazane Breca, – sepse të gjithë bashkë festojmë, Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit, me kujtimet, sfidat historike të kombit shqiptar, arritjet e sukseset tona nder mote.
-“Emocionohem në ketë përvjetor sepse jam në mesin e vëllezërve dhe motrave , admiroj integrimin tuaj që keni arritur në shoqërinë pritëse të Zvicrës…
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ju bashkatdhetarë të palodhur e të përkushtuar, ndaj atdheut ndaj Kosovës dhe për të gjithë ju nxënës të mrekullueshëm, që edhe larg atdheut ruani gjuhën shqipe, që së bashku keni ngritur lartë ketë emër, këtë flamur… dhe me një porosi që tani e tutje as një fëmijë mos të mungojë nga mësimi shqip. Mësimi i gjuhës shqipe në shkollë i ndihmon fëmijët tuaj të flasin rrjedhshëm dhe është një ndihmë kundër asimilimit.” Salla e përplot duartroket për fjalën mbresëlënëse të ambasadores.
Organizimi i festës ishte tepër madhështor edhe për sa i përket përformancës dhe veshjes së nxënësve – ku ngjyrat Kuq e Zi mbizotëronin gjithandej. Prezantuesja e programit qe nxënësja Altina Mahmuti.
Të gjithë nxënësit plot emocione e krenari atdhetare recituan poezi kushtuar Kombit tonë, Pavarësisë, Shqipërisë evropiane, gjuhës shqipe. Buqeta e bukur e këngë e valle ku 22 nxënës ishin pjesëmarrës. Nxënësit më të dalluar të programit qenë: Erona Ramabaj, Elona Ramadani, Alba Berisha, Enea Ajeti, Klea Ajeti, Andi Rexhepi, Lorik Ferati, Leon Dobruna, Leona Lumeshi etj.
Unë mësuesja e tyre u ndjeva krenare me këta nxënës që dinë të tregojnë vlera.
Duke dalë nga emocionet e programit shkollor, si pjesë e këtij manifestimi të rrëmben kënga artistike me interpretimet e nivelit të lartë artistik të shfaqjes së këngëtarëve Driton Ajeti dhe Fazli Ramadani.
Mbrëmja festive u vlerësua nga pjesëmarrësit edhe sa i përket ushqimeve me shije nga kuzhina shqiptare ku mbizotëruan çmimet e natyrshme të përgatitura nga Shkelëzen Matoshi krytar i Klubit “Konaku” si dhe me ndihmesa të tjera nga bashkatdhetarët.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve