CH-Ballkani
Shqiptarët, më pozitivët në rajon
Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson me 51% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnjë e Hercegovina me 41 % dhe Kosova e fundit me 41%
Sipas një studimi të Gallup-it, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Evropës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.
Raporti “Emocionet Globale 2018” nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar.
Shqipëria renditet në vendin e 50-të në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 ekonomi të studiuara. Vendet që kryesojnë në këtë studim janë ato latine, Paraguai, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’. Ndërsa të fundit të listë janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku, shkruan ‘monitor’.
Në Ballkan, rezultatet janë të ngjashme, me një nivel më të ulët duket të jetë vetëm Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson me 51% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnjë e Hercegovina me 41 % dhe Kosova me 41%, e listuar në fund.
Gallup mat emocionet e përditshme në 145 vende, duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe merak. Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante. Vendet me më pak dhe më shumë emocione janë të bazuara në renditjen e mesatareve të përgjigjeve “po” për të gjitha pyetjet.
Në mënyrë të veçantë, pyetjet në lidhje me emocione pozitive dhe negative formojnë përkatësisht indekset pozitive dhe negative të Gallup. Të dy indekset synojnë të matin se si njerëzit jetojnë jetën e tyre, në krahasim me mënyrën se si njerëzit shohin jetën e tyre.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç















