Sport

Shqiptarët, liderë të javës në ndeshjet e Superligës së Zvicrës

Hyka dhe Kukeli shënuan gola dhe u zgjodhën nga Blick në formacionin e javës

Kjo fundjavë ishte mjaft e suksesshme për futbollistët shqiptarë në Zvicër. Jahmir Hyka dhe Burim Kukeli shënuan gola për skuadrat e tyre dhe e përditshmja ‘Blick’ i ka zgjedhur në formacionin e javës. Hyka fitoi një penallti dhe shënoi një gol në fitoren e thellë të Luzernit 5:1 ndaj Vazduzit, derisa Kukeli realizoi një gol në fitoren 4:0 të Zurichut ndaj St. Gallenit.

Kukeli është edhe anëtar i Kombëtares shqiptare, derisa Hyka nuk është ftuar në kohët e fundit nga Gianni De Biasi për shkak të formës jo të mirë.