Sport
Shqiptarët e Zvicrës sërish ftohen nga Kosova
Valon Dedaj dhe Luigj Quni sërish janë ftuar për Kosovën në ndeshjet kundër Estonisë në fillim të muajit janar
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në fillim të muajit janar do të ndeshet me Estoninë, kurse edhe për këto takime, përzgjedhësi Taip Ramadani ka ftuar edhe dy hendbollistët shqiptarë nga Zvicra, Valon Dedaj dhe Luigj Quni, shkruan albinfo.ch.
Dy lojtarët kanë qenë shtylla kryesore në ndeshjet e fundit të Kosovës dhe pritet që ndihmë të madhe të japin edhe në përballjet me Estoninë që zhvillohen më 4 dhe 8 janar.
Për këto dy ndeshje janë ftuar edhe disa lojtarë që luajnë në liga evropiane si Flamur Gërbeshi në Suedi, Florim Hoxha në Gjermani, Roland Ndreca në Gjermani, Etrit Xhafolli në Gjermani dhe Fatlum Ahmeti në Suedi.
Luigj Quni është ftuar edhe nga Kosova U-21, derisa nga kjo Përfaqësuese është ftuar edhe hendbollisti tjetër, i cili luan në Zvicër, Rinor Avdulli.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










