Lajme
Shqiptarët e Malit të Zi, në një listë të përbashkët në zgjedhje
Pas Maqedonisë së Veriut, edhe partitë shqiptare në Malin e Zi po bëjnë përpjekje për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 30 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se subjektet shqiptare në Malin e Zi kanë vendosur të bashkojnë forcat.
“Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e Re Demokratike, e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Lëvizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit të dalin në një listë të përbashkët”, ka shkruar Cungu, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi i partive shqiptare, sipas udhëheqësve politikë, do të garantonte më shumë vende në Parlament dhe do t’i bënte ata faktorë të rëndësishëm në Malin e Zi.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016 pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në Parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes partive politike shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












