Sport
Shqiptarët e “dogjën” Linzin!
11 vetura të policisë u desh të dilnin në rrugë dhe në mes këngës e brohoritjeve bllokuan rrugët për rreth një orë. Nuk pati të lënduar megjithatë u ndanë shumë dënime për pengim të rregullit e qetësisë
Fitorja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian kundër Rumanisë, pas shpërthimit të euforisë së tifozëve shqiptarë, ka sjellë deri të ndërhyrja e Policisë në Linz të Austrisë. Pas suksesit 1:0 të kombëtares shqiptare, sipas policisë rruga e Wienerstrasse në Linz ishte “pushtuar” nga rreth 200 persona gjatë mëngjesit të së hënës, raporton gazeta austriake “heute”, përcjell “albinfo.ch”.
Spontanisht ishin mbledhur fansat shqiptarë duke bërë xhiro me veturat e tyre në rrugën Wienerstrasse.
Me bori dhe thirrje e brohoritje gëzimi ata qarkullonin në rrugët kryesore. Por gjithçka nuk shkoi siç duhet. 11 vetura të policisë u desh të dilnin në rrugë dhe në mes këngës e brohoritjeve bllokuan rrugët për rreth një orë.
Nuk pati të lënduar megjithatë u ndanë shumë dënime për pengim të rregullit e qetësisë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










