E-Diaspora
Shqipërim Arifi kërkon votat e diasporës
Presheva ka një diasporë të fuqishme, pasi llogaritet se afër 60 përqind e popullatës së këtij qyteti jeton në vendet perëndimore, të koncentruar kryesisht në Gjermani dhe Zvicër
Diaspora preshevare që jeton në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, është duke treguar interes të jashtëzakonshëm për të dëgjuar programin dhe fjalimet e kryetarit të përkohshëm të Preshevës dhe Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifit, shkruan albinfo.ch.
Presheva si qytet ka më shumë 60 përqind të popullatës në vendet perëndimore, ku kanë emigruar që nga vitet 60’-ta. Vala e fundit e madhe e emigracionit ndodhi pas liberalizimit të vizave për Serbinë, me pasaportë të së cilës udhëtojnë qytetarët e këtij vendi.
Në të gjitha qytetet gjermane, zvicerane, belge, etj, ku Arifi ka takuar qytetarët, interesi i tyre për të dëgjuar programin e tij, ka qenë i jashtëzakonshëm, fakt që konfirmohet nga kamerat, fotografitë dhe njerëzit që morën pjesë në këto takime.
Presheva ka një diasporë të fuqishme, pasi llogaritet se afër 60 përqind e popullatës së këtij qyteti jeton në vendet perëndimore, të koncentruar kryesisht në Gjermani dhe Zvicër.
Shqipërim Arifi, kryetar i APN-së, tha se duke pasur parasysh numrin e madh të preshevarëve, që jetojnë jashtë dhe rëndësinë e tyre për familjet dhe vendlindjen, ka vendosur t’i kushtojë kujdes të jashtëzakonshëm, duke biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Qytetarët tanë apo bashkatdhetarët jetojnë dhe frymojnë me vendin e tyre të lindjes, Preshevën. Prandaj kam vendosur që t’iu them drejtpërdrejt dhe jo përmes televizionit ato që synoj t’i arrijë në mandatin katërvjeçar të kryetarit. Unë u zotova në të gjitha takimet që pata në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, që kontrata me qytetarët tanë, me 30 zotimet e mandatit të ardhshëm do të realizohet dhe Presheva të vjen në një tjetër pozicion, i cili është zhvillimor dhe me standard evropian”, deklaroi Arifi.
Sipas tij kusht për këtë është që të ai të merr timonin dhe të diskualifikojë spektrin e stërvjetëruar 27 vjeçar nga politika.
“27 vite kanë votuar partitë e vjetra dhe asnjë rezultat nuk kanë arritur. Alternativa për Ndryshim (APN), brenda një viti ka realizuar një numër të madh projektesh, në të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Preshevës. Kjo është arsyeja pse duhet të votohet APN-ja”, tha ai.
Shqipërim Arifi, i cili u zgjodh kryetar nga zgjedhjet e kaluara, duke qenë produkt i koalicionit me PVD, arriti që të sigurojë nga donatorët e huaj dhe një shumë prej 2.5 milionë euro, duke e bërë buxhetin prej 10 milionë eurove.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













