Shqipëria
Shqipëria ul importet nga Zvicra për rreth 54%, ndërsa shumëfishon eksportet
Shqipëria ka pasur progres në aspektin tregtar me Zvicrën nga vitit në vit, pasi për dallim nga viti 2020 kur gjithsej kishte eksportuar 632 miliardë lekë, një vit më pas e trefishoi atë në 2.540 miliardë lekë

Tregtia mes Shqipërisë dhe Zvicrës po ecën me hapa të mirë. Vetëm gjatë muajit janar 2022 shteti shqiptar ka eksportuar në Zvicër mallra me vlerë prej 113 milionë lekësh, që, sipas kursit të këmbimit janë ekuivalent me 929 mijë euro, për dallim nga janari i vitit 2021, kur kishte eksportuar vetëm 21 milionë lekë, apo 172 mijë euro, shkruan Albinfo.ch.
Në anën tjetër, importet e Shqipërisë nga Zvicra kanë shënuar rënie për 54,7% në janar 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në janar të vitit 2021 importet kishin arritur vlerën e 1.490 miliardë lekë apo mbi 12 milionë euro, ndërsa muajin e parë të këtij viti Shqipëria e nisi me vetëm 675 milionë lekë, apo 5.5 milionë euro importe nga Zvicra.
Shtetet e tjera me të cilat Shqipëria pati ulje të importeve gjatë muajit janar 2022 janë: Kina (6,8%), Rusia (23,0%) dhe Kosova (3,5%). Në rastin e Kosovës vlen të ceket se gjatë po të njëjtit muaj ka pasur rritje të eksporteve me 103,8%, raporton albinfo.ch.
Në terma më afatgjatë, nëse e rishikojmë tregtinë e Shqipërisë me Zvicrën përgjatë 12 muajve të vitit që lamë pas, del se nga shteti shqiptar u eksportuan në Zvicër rreth 20,888 milionë euro (2.540 miliardë lekë) dhe u importuan rreth 104,796 milionë euro (12.743 miliardë lekë), këto sipas të dhënave të Institutit të Statistikave – INSTAT, përcjell Albinfo.ch.
Të kënaqur me rezultatet apo jo, Shqipëria pati progres në aspektin tregtar me Zvicrën nga vitit në vit, pasi për dallim nga viti 2020 kur gjithsej kishte eksportuar 632 miliardë lekë, një vit më pas e trefishoi atë në 2.540 miliardë lekë, ndërsa importet i uli për rreth 2.5 miliardë lekë.
Gjatë vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (26,1 %), Kosova (43,6 %) dhe Spanja (42,0 %). Ndërsa, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,9 %), Turqia (48,6 %) dhe Kina (20,7 %). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri