Lajme
Shqipëria para dyjavëshit përvëlues, temperaturat mbi 40 gradë Celsius
Vala e parë e të nxehtit afrikan do të përfshijë Shqipërinë që nga dita e mërkurë.
Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, kanë bërë të ditur meteorologët, përcjell Tch të hënën.
Si vlerë mesatare për qershorin në Shqipëri llogaritet 30 gradë Celsius, por kjo do të shënojë rritje deri në fund të qershorit dhe në ditët e para të korrikut.
Meteorologia Adiola Bani thotë se qytetet që do të ndiejnë më së shumti këtë ngritje të temperaturave do të jenë Kopliku, Kruja, Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Tepelena.
“Vlerat tipike të muajit qershor janë 30 gradë Celsius dhe gjatë kësaj vale të të nxehtit afrikan ne do të përjetojmë temperatura 40 apo 41 gradë Celsius që janë relativisht 10 apo 11 gradë më lartë se vlerat normale të muajit qershor. Por si pasojë edhe e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës dhe vijnë të pasura me lagështi nga Mesdheu do të bëjnë që temperaturat të ndihen edhe më të larta në vendin tonë. Kjo do bëjë që ajo vapa që do të jetë prezentë gjatë kësaj jave të jetë edhe disi mbytëse”, ka thënë Bani.
Gjatë orëve të mbrëmjes, sipas gazetave sot, në disa qytete temperatura do të luhatet mes 24 e 27 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











