Kultura
Shqipëria nominon filmin ‘Krom’ për ‘Oscar’
Filmi, me regjisor Bujar Alimanin është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës

Drama e realizuar nga Bujar Alimani, lidhur me një djalë i cili kërkon pavarësi në familje është zgjedhur nga Shqipëria për ‘Oscar’ në kategorinë e gjuhës së huaj, shkruan albinfo.ch.
Filmi “Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në Lume International Film Festival, 2012.
Ky film tregon për jetën e një djaloshi dhe vështirësitë me të cilat ai ballafaqohet për një jetë më të mirë, derisa kritikët e kanë vlerësuar me notë pozitive. Filmi tregon jetën reale në Shqipëri. Djaloshi largohet nga familja dhe punon në një minierë të kromit, kurse më pas përballet me shumë vështirësi.
Ky është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës.
Shqipëria ka paraqitur filma në kategorinë e gjuhës së huaj për ‘Academy Awards’ nëntë herë nga viti 1996, por kurrë nuk hyri në listën e ngushtë përfundimtare.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
SHBA-ja dënon kosovarin me 10 vjet burgim për këtë arsye Kosovari Lirim Sylejmani dënohet me 10 vjet burg...
-
Studentët e arkitekturës së UP-së fitojnë vendin e parë në “Inspireli Awards”
-
Mira Murati, krijuesja e Chat Gbt, Open AI dhe Thinking Machines Lab, peshon 5 milionë dollarë
-
Vlera Hasani pas studimeve në Britani, Paris, Kanada dhe SHBA, merr edhe një vlersim tjetër
-
Alba Festival 2025: Muzika që bashkon një brez të tërë shqiptarësh në diasporë
Jeta në Austri
-
Austria: Refuzimet mjekësore dhe testet psikologjike po vështirësojnë rekrutimin e policëve Procesi i rekrutimit për Policinë e Austrisë po përballet me sfida të konsiderueshme, për shkak të...
-
Austri: Viti i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të hyjë në fuqi deri në vitin 2027
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat