Turizëm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për vitin 2018
Shqipëria ka shumë vende të bukura për t’i kaluar pushimet, por edhe një vend shumë atraktiv për ata që janë të dhënë pas aventurave
Shqipëria ka qenë një nga destinacionet e preferuara në vitin 2017 nga shumë media të huaja, derisa kjo vlen edhe për këtë vit.
Gjithashtu edhe “National Geographic” e ka përfshirë Shqipërinë mes destinacioneve më të mira të 2018, shkruan në një artikull agjencia italiane e udhëtimeve “Vacanze in Albania”, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka shumë vende të bukura për t’i kaluar pushimet, por edhe një vend shumë atraktiv për ata që janë të dhënë pas aventurave.
Gjithashtu në Shqipëri ka shumë vende historike, si qyteti i Beratit apo Gjirokastrës, që janë të mbrojtur nga UNESCO.
Gjithashtu është shumë e pasur me plazhe të bukura dhe peizazhe të pazbuluara.
Shumë media e kanë cilësuar edhe si sekreti i fundit i Evropës, pasi turistët nuk e kanë ditur më parë këtë destinacion, dhe kanë mbetur të mahnitur.
Në artikull flitet edhe për periudhën e izolimit në periudhën e Enver Hoxhës. Një destinacion tjetër për turistët është ishulli i Sazanit që është hapur verën e kaluar.
“National Geographic” gjithashtu e ka vlerësuar Shqipërinë si një nga dhjetë vendet më të mira që meritojnë më shumë udhëtarët dhe ka rekomanduar Luginën e Valbonës në Shqipërinë e Veriut, si një nga hapësirat më të mëdha në botë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









