Shqipëria
Shqipëria nis vaksinimin anti-covid edhe për Policinë
Në Shqipëri, pas vaksinimit të doktorëve, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid forcat e Policisë, përcjell albinfo.ch.
Procesi do të nisë nga Tirana në stadiumin “Air Albania”.
Numri i të vaksinuarve në Shqipëri arriti shifrën 172,486 ditën e djeshme.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se vendi po ndjek planin e vaksinimit të kombinuar.
“Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar. Pra në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.
“Brenda javëve të prillit, edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer”, shkruan kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.
Rama shprehet se sezoni turistik do të lehtësohet dhe Shqipëria do të ngjitet shpejt në shkallët e klasifikimit në Evropë.
Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në qendra të vaksinimit dhe shkolla. Qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar në vend 336 qytetarë, janë shëruar 625 dhe kanë ndërruar jetë 6 pacientë me COVID.
Aktualisht të shtruar në spitale janë 276 të infektuar me COVID, ku 12 janë në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Numri i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 125,842 që nga fillimi i pandemisë, ku 31,095 janë raste aktive.
Raste të shëruara janë 92,500 dhe kanë ndërruar jetë 2247 qytetarë. (TCh)
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













