Shqipëria
Shqipëria, në hartën botërore të ngjarjeve të muzikës operistike
“Festivali ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” e ka futur Shqipërinë në hartën botërore të ngjarjeve të muzikës operistike”.
Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, ndërsa uroi pjesëmarrësit, finalistë dhe organizatorët për klasin e lartë të këtij aktiviteti tanimë tradicional.
Fitues i Çmimit të parë, “Marie Kraja” është bass-i Dongho Kim nga Korea e Jugut. Fituese e Çmimit të dytë, mezzosoprano Ezgi Karakaya nga Turqia. Fitues të Çmimit të tretë, me pikë të barabarta, soprano Nina Muho nga Shqipëria dhe baritoni Faik Mansu nga Turqia, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa fitues i Çmimit “Song prize”, dhënë nga Orkestra e TKOB u shpall tenori, Kirill Matiev nga Rusia.
Në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” morën pjesë 15 konkurrentë të përzgjedhur mes 270 artistëve nga vende të ndryshme të botës.
Konkurrentët pjesëmarrës në këtë festival ishin nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












