Sport
Shqipëria ndaj Izraelit luan në Elbasan
Për shkaqe sigurie ndeshja në mes Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet në Elbasan. Kjo është bërë me kërkesë të skuadrës mysafire

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”, do të zhvillohet në Elbasan e jo në Shkodër. Kjo është për shkaqe sigurie, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht ishte UEFA që në faqen e saj zyrtare në agjendën e ndeshjeve të raundit të katërt publikoi si vend zhvillimi të ndeshjes Shqipëri-Izrael Elbasan Arenën.
Ky ndryshim i dedikohet çështjes së sigurisë së delegacionit të skuadrës së Izraelit që përbën një rast specifik të çështjes së sigurisë për motive të njohura të gjeopolitikës në Lindjen e Mesme, madje në të kaluarën nuk kanë munguar edhe tragjedi të vërteta siç ishte rasti i sulmeve në Lojërat Olimpik të Munih 1972.
Në këtë situatë edhe masat parandaluese për udhëtimet e delegacioneve sportive të Izraelit janë shpesh më të sofistikuara. Pak ditë më parë në Shkodër ka patur arrestime të katër personave që dyshohet se ishin duke planifikuar akte terroriste, me media të ndryshme që duke cituar burime të prokurorisë bëjnë të ditur se sinjalizimi për këtë çështje është kryer pikërisht nga shërbimi sekret izraelit.
Mësohet se për masat e sigurisë ka patur një takim të zyrtarëve të FIFA-s, atyre të Ministrisë së Brendshme dhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe është arritur në përfundimin që ndesha të mos luhet në Shkodër, por në Elbasan.
Shqipëria po përgatitet maksimalisht për ndeshjen kundër Izraelit, që zhvillohet më 12 nëntor në Elbasan. Kjo sfidë vlerësohet si vendimtare për vendin e tretë, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi Federik Veseli, ka thënë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. “90% e skuadrave që luajnë ndaj Spanjës humbasin, kështu që edhe nëse del pa pikë ndaj këtij kundërshtari nuk është ndonjë çudi. Por kundër skuadrave më të vogla presioni është edhe më i madh. Prandaj e them se kjo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup. Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Varet sesi do të shkojë loja. Nëse luajmë shumë mirë, por për arsye të ndryshme nuk arrijmë të fitojmë sërish do të isha i kënaqur”, është shprehur Veseli para ndeshjes.
Në Kombëtaren shqiptare është rikthyer edhe Edgar Çani. Edhe ai ka thënë se kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme. “Është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, sepse duhet ta përballojmë sa më mirë. Duhet të mendojmë medoemos këto ndeshje që do të luajmë në shtëpi dhe ti fitojmë. Po e përgatisim mirë ndeshjen për ta realizuar këtë objektiv”, theksoi Çani.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor