Shqipëria
Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm
Nga Fieri, Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë kampione në Ballkan në fushën e turizmit, bujqësisë, e agroturizmit.
“Ne kemi sot rreth 400 milionë euro eksporte më shumë krahasuar me 2013-ën kur kishim rreth 100 milionë euro. Por ne kemi mundësinë e duhet të vazhdojmë punën që t’i çojmë mbi 1 miliard euro”, tha Rama, përcjell Albinfo.ch.
Rama u shpreh se, “ne i kemi mundësitë të shikojmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm e bujqësi e midis këtyre të dyjave qëndron agroturizmi”.
“Qarku i Fierit është zona me potencialin më të jashtëzakonshëm për agroturizmin, zona ku ka kaq shumë arsye për të shkuar nga një stacion në tjetrin dhe ku ne mund të ndërtojmë me ata njerëz që besojnë të puna një të ardhme që të jetë e ardhmja që të gjithë dëshirojmë për fëmijët tanë, në shtëpitë tona, por ama të jetë një e ardhme e përbashkët në shtëpinë e përbashkët që quhet Shqipëri”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










