Shqipëria
Shqipëria josh biznesmenët italianë, hapën 400 biznese të reja gjatë 2023-ës
Kryesisht në sektorin e turizmit dhe telekomunikacionit, vitin e shkuar në Shqipëri u hapën 4 mijë e 125 biznese të reja. Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se 914 sipërmarrje të reja të hapura gjatë 2023-shit apo 22.2 për qind e totalit ishin me kapital të huaj.
“Rritja e turizmit sigurisht që ka krijuar kushtet për shumë investime. Ka një përmirësim të përgjithshme të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Nga ana tjetër, interesimi nga sipërmarrësit e huaj vijon të mbesë i lartë”, shprehet për A2 Antonio Nidoli, president i Dhomës Italiane të Tregtisë.
Gati gjysma e bizneseve të reja të hapura gjatë 2023-shit rezultojnë të jenë nga Italia. Lista ndiqet nga Turqia, Kosova, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut.
“Kjo tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që josh sipërmarrësit italianë. Ne si Dhomë tregtie po mundohemi të sjellim sa më shumë ndërmarrje italiane me gjithë se kemi probleme me fuqinë punëtore”.
Në total në Shqipëri numëron gati 4 mijë sipërmarrje me pronar italianë dhe sipas presidentit të Dhomës Italiane të Tregtisë. Antonio Nidoli. kjo shifër mund të dyfishohet në 5 vjetët e ardhshme.
“Ka shumë interes veçanërisht në drejtim të telekomunikacionit, turizmit por edhe industrisë së veshjeve dhe këpucëve. Nëse do të gjendet zgjidhje për fuqinë punëtore, do të kemi shumë biznese italiane në Shqipëri”.
Italia vijon të mbetet një ndër partnerët kryesorë të Shqipërisë në drejtimet e tjera ekonomike.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












