Lajme
Shqipëria e Franca drejt një bashkëpunimi në fushën e turizmit
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit priti në një takim ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në shkëmbimet turistike dhe në marrjen e eksperiencës franceze në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë takimit ambasadorja Barsacp tha se Franca do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa ministri Klosi theksoi se “ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit, plotësimi i legjislacionit sipas standardeve europiane do të jenë fushat e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”.
“Ndryshimet klimatike, mbrojtja e ekosistemeve, nxitja e investimeve në fushën e turizmit, mbeten një hapësirë tjetër e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Francës”, – tha Klosi.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














