Autotech
Shqipëria do të nisë procedurat për përdorimin e teknologjisë 5G
Në vitin 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të teknologjisë 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celularë dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.
Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.
Paratë do të merren nga licencat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celulare kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizimin e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.
Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licencave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













