Kosova
Shqipëria dhe Kosova me më pak viktima trafiku në rajon
Aksidentet e trafikut janë shëndrruar në një sfidë globale, me të cilën po përballen të gjitha shtetet e botës pa përjashtim.
Numri i lartë i aksidenteve dhe fatalitetet që po shkaktojnë ato kanë gritur alarmin në shumë vende, pasi ato janë shndërruar në një kërcënim për sigurinë shoqërore, e kjo situatë ka përfshirë edhe vendet e Ballkanit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 1.4 milionë njerëz në botë i japin fund jetës si pasojë e aksidenteve në trafik.
Lidhur me këtë fenomen tragjik dhe trishtues TRT BALKAN ka bërë një hulumtim të veçantë se si qëndron situata në vendet e Ballkanit gjatë 10 muajve të fundit.
Hulumtimi në fjalë kryesisht është bërë duke krahasuar numrin e viktimave në përpjesëtim me 100 mijë banorë.
Mal,i i Zi më së shumti viktima në rajon
Ndonëse është shteti me më së paku banorë nga vendet e rajonit, Mali i Zi e mban epitetin si shteti me përqindjen më të lartë të viktimave nga aksidentet e trafikut.
Në 10 mujorin e parë të vitit 2022 Mali i Zi ka regjistruar gjithsej 60 viktima si pasojë e aksidenteve në komunikacion, gjegjësisht në çdo 100 mijë banorë kemi 10 persona të cilët e humbin jetën nga po kjo tragjedi.
BH dhe Serbia thuajse të njëjta
Në 10-mujorin e parë të vitit 2022 në Bosnjë e Hercegovinë janë regjistruar gjithsej 260 viktima nga aksidentet e trafikut.
Kjo nënkupton se në çdo 100 mijë banorë si pasojë e aksidenteve në trafik e gjejnë vdekjen 8.1 persona.
Ndërsa në Serbi numri i viktimave në trafik është dyfish më i lartë, por në proporcion me popullsinë e lartë që ka, përqindjen në 100 mijë banorë e ka të ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën.
Pra, gjithsej brenda 10 muajve në Serbi janë regjistruar 521 raste me fatalitet në trafik, ndërsa në 100 mijë banorë përqindja është 7.8 persona.
Kosova dhe Shqipëria, me përqindje identike
Në 10-mujorin e parë të vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 102 viktima nga aksidenti në komunikacion, ose 5.7 persona në 100 mijë banorë e kanë humbur jetën si pasojë e papërgjegjësisë në timon.
Nga ana tjetër Shqipëria në 10-mujorin e parë të vitit 2022 ka evidentuar 157 viktima të aksidenteve në trafik, ose 5.6 persona në 100 mijë banorë kanë ndërruar jetë në timon.
Maqedonia e Veriut drejt përmirësimit
Në Maqedoninë e Veriut TRT Balkan ka arritur të sigurojë vetëm të dhënat e gjashtëmujorit të parë të këtij viti sa i përket numrit të viktimave nga aksidentet e trafikut, që është 44 persona, ose 2.4 në 100 mijë banorë. Kjo shifër për dallim nga gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar paraqet një përmirësim të konsiderueshëm ku kishte 58 viktima, apo 3.2 viktima në 100 mijë banorë.
Ndërsa nëse e marrim për bazë 10 mujorin e vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut kishte 116 viktima nga aksidentet e trafikut, gjegjësisht 6.4 viktima në 100 mijë banorë./TRTBalkan
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










