CH-Ballkani
Shqipëria bllokon refugjatët nga Greqia
Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit në Shqipëri për t`iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës
Policia greke nisi operacione në brezin kufitar me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve që janë larguar nga qendrat greke të strehimit. Sipas të dhënave policore greke 18 refugjatë afganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve tetë fëmijë. Grupe refugjatësh prej disa personash janë bllokuar në zona të tjera fqinje me Shqipërinë, ndërkohë që operacioni vazhdon, shkruan albinfo.ch.
Të gjithë refugjatët e bllokuar sipas autoriteteve greke do të rikthehen në qendrat pritëse, nga të cilat janë larguar.
Ndërhyrja e policisë greke vjen në një kohë kur në anën shqiptare është rritur ditëve të fundit depërtimi i grupeve të refugjatëve, kryesisht nga Siria dhe Pakistani.
Një repart i forcave speciale të policisë shqiptare DELTA është vendosur sërish në kufi për të bllokuar grupet e refugjatëve.
Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qenieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, afër Shqipërisë, grupe refugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.
Refugjatët kërkojnë të kalojnë transit në Shqipëri për t’iu drejtuar kufirit të Malit të Zi apo Kosovës. Sipas policisë shqiptare, trafikantët përdorin tani mjete të vogla për transportimin e tyre duke përfituar edhe nga qarkullimi i rënduar për shkak të sezonit turistik.
Policia shqiptare ka bllokuar gjatë muajit gusht disa dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë, por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










