Sport
Shqipëria bind në miqësoren me Katarin
Kuqezinjtë mundën Katarin 3:1, duke dëshmuar se janë në formë të mirë para Kampionatin Evropian “Francë 2016”
Shqipëria e mundi Katarin 3:1 në miqësoren e zhvilluar në Austri, ku djelmoshat kuqezi treguan një paraqitje mjaft të mirë dhe treguan se janë të gatshëm për Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi kishte rastin t’i testojë disa lojtarë para listës finale për Evropian. Shqipëria u befasua kur Katari shënoi që në minutën e parë, por reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm dhe pjesën e parë e përfundojnë në të mirë të tyre 2:1 me golat e Arlind Ajetit dhe Ermir Lenjanit.
Në pjesën e dytë, De Biasi bëri shumë ndërrime, duke i dhënë hapësirë edhe të tjerëve, derisa i inkuadruar në pjesën e dytë, Armando Sadiku shënoi një super gol për fitoren 3:1.
Testi i radhës për Shqipërinë do të jetë në Bergamo të Italisë përballë Ukrainës.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











