Lajme
Shqipëria – Andorra: Formacionet zyrtare
Shqipëria luan sot për rekord pikësh. Përballë është Andorra modeste dhe një fitore i fut në histori kuqezinjtë, sa u përket pikëve të grumbulluara në një edicion eliminator të vlefshëm për Europianin apo Botërorin.
Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që me triumfin ndaj Andorrës ta bëjë realitet edhe këtë statistikë. Më parë kuqezinjtë kanë marrë maksimalisht vetëm 14 pikë në eliminatoret e “Euro 2016”, kur nën drejtimin e Xhani De Biazit, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian, shkruan panorama, përcjell albinfo.ch.
Më 14 tetor të këtij viti skuadra e Rejas theu rekordin e golave pas fitores me Moldavinë 0-4. Më parë Kombëtarja nuk kishte shënuar kurrë 14 gola pas tetë ndeshjeve eliminatore.
Trajneri Edi Reja ka ndarë mëndjen edhe për formacionin titullar që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Porta i është besuar gardianit të SPAL-it, Etrit Berisha.
Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili është pozicionuar në krahun e majtë. Nga e djatha tekniku italian i ka besuar Roshit.
Për sa i përket mesfushës, Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.
SHQIPËRI – ANDORRË ORA 20:45
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoji, Manaj, Balaj.
ANDORRA: Gomes, Martinez, Vales, Emili Garsia, Klemente, Moreno, Alaez, San Nikolas, Cervos, Kus Rubio, Lovera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje














