Shqipëria
Shqipëri: Si do të votojnë të infektuarit me Covid-19 në zgjedhjet e 25 prillit?
Votimi në 25 prill i personave aktive me koronavirus lihet në ndërgjegjen e tyre. Edhe pse me ligj ndalohet lëvizja dhe shkelja e karantinës, askush nuk e ka marrë përsipër verifikimin e lëvizjes së tyre të mundshme drejt kutive të votimit.
Si nga administrata zgjedhore ashtu edhe nga ajo shëndetësore deklarohet se nuk do te miratojnë rregulla shtese për të ndaluar hyrjen e të sëmurëve aktive në qendrat e votimit.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se personat që janë pozitivë në 25 prill nuk duhet të shkojë në votime, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Që kur virusi kaloi në transmetim komunitar procesi gjurmimit dështoi e po ashtu dhe misioni i policisë për të verifikuar shkelësit e karantinës. Edhe më e pamundur bëhet detyra e policisë në zgjedhje kur nga 27 mijë të sëmurë aktivë, mbi 19 mijë janë në Tiranë, mesatarisht votat e këtyre të fundit do të përllogariteshin në afërsisht dy mandate deputetësh.
Për shkak të shkeljeve të pritshme ditën e zgjedhjeve, ekspertët kanë parashikuar një valë të tretë të koronavirusit në muajin maj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












