Shqipëria
Shqipëri, rinisin fluturimet drejt Britanisë së Madhe
Në një prononcim të sotëm aeroporti i Rinasit ka bërë të ditur se pasagjerët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar prej së premtes do të rinisin fluturimet, transmeton albinfo.ch.
Në njoftim theksohet se të gjithë udhëtarët duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ për Covid, të marrë jo më shumë se 3 ditë para orës së planifikuar të nisjes.
Testi duhet të jetë i përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.
Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët që nuk kanë këtë dokument, do t’u refuzohet udhëtimi.
Në njoftim thuhet se të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Britanisë, do të karantinohen për 10 ditë.
Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa për testin negativ. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













