Shqipëria
Shqipëri: Për 20 ditë, 120 mijë turistë të huaj
Vetëm në 20 ditët e para të qershorit janë 120 mijë pasaporta të huaja që janë futur në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, deklaroi sot se “këtë vit turizmin patriotik e kemi shumë të nevojshëm dhe bëmë një gjë shumë të madhe, e hapëm kufirin të parët në rajon. Vetëm në 20 ditët e para të qershorit janë 120 mijë pasaporta të huaja që janë futur në Shqipëri”.
Në një intervistë televizive, Klosi tha se “është një shifër më pak se qershori i 2019-s, ku ishin 600-700 mijë, është një rënie e madhe e lëvizjes, por shpresojmë që në korrik dhe gusht, që ka dhe numrin më të madh të pasaportave të huaja, të ketë më shumë lëvizje”, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas tij, çarteri i parë turistik në Evropë erdhi në Shqipëri nga Bjellorusia, përcjell albinfo.ch.
“Deri tani nga data 12 kanë ardhur 6 çarterë nga Bjellorusia. Çarteri i parë që Ukraina nxori me turistë ka ardhur në Shqipëri të premten, ndërkohë që do të vijnë 5 çarterë në javë nga Ukraina. Ne bëmë disa lëvizje në kuadër të politikave që po ndjek secili shtet për të promovuar Shqipërinë si destinacion i qëndrueshëm”, theksoi Klosi.
Klosi u shpreh se “jemi në shifra shumë të mira për sa i përket menaxhimit të koronavirusit”.
Më tej, u shpreh se “dakordësitë dhe politikat e hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë bërë që turizimi të shndërrohet në një degë të rëndësishme të ekonomisë, por që pa dyshim ka nevojë për ndryshime të mëdha në infrastrukturë. Ka gjithashtu nevojë për investime nga bashkitë për të trajtuar zonat e turizmit, ka nevoja shumë të mëdha për politika fiskale, për politikat e ruajtjes së jetës së qytetarëve nga pikëpamja e rendit dhe shëndetësisë”.
“Është një sektor kaq miks, i cili pa i bërë qytetet të vizitueshme, pa investimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore, në të gjithë imazhin e Shqipërisë turistike, por edhe pa investimet e jashtëzakonshme që janë bërë nga komuniteti lokal i biznesit do të ishte e pamundur të kishte progres”, nënvizoi Klosi, transmeton ATSH.
Ai tha se “rritja e shifrave në këto 7 vjet të qeverisë së Edi Ramës krahasuar me atë që gjetëm më 2013 është e dukshme. Nga më pak se 3 milionë turistë, kemi vajtur në 6.4 milionë turistë, e kjo dëshmon që ka një investim të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e zhvillimit të infrastrukturës turistike”.
“Këtë vit kemi më shumë të nevojshëm se kurrë turizmin patriotik, në mënyrë që të afërmit tanë të vijnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri”, tha Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë