Shqipëria
Shqipëri: Njëri ndër plazhet më të mira ‘sekrete’ të Evropës, i mbushur me turistë
Plazhi “Pasqyrat”, midis Sarandës dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë, vijon të mahnisë me bukurinë e tij pushuesit vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale plazhin e “Pasqyrave” të mbushur plot me pushues.
Plazhi “Pasqyrat” e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër.
Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë.
Çdo sezon vere ky plazh mbetet një ndër më të frekuentuarit, nga turistë vendas e të huaj.
“National Geographic” e ka renditur plazhin e “Pasqyrave” ndër gjashtë plazhet më të mira sekrete të Evropës për të vizituar në verën e vitit 2024.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









