Shqipëri
Shqipëri: Një milion turistë, në dy muajt e parë
Referuar statistikave, në dy muajt e parë të vitit Shqipëria është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e vitit të kaluar sa i përket numrit të turistëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave, deri në shkurt numri i turistëve arriti në 1 milion, me rritje 33% nga një vit më parë. Por, një nga kritikat kryesorë për turizmin ka qenë ardhja e turistëve me të ardhura të ulëta. Trendi po ndryshon, ndërsa shifrat tregojnë se gjithnjë e më shumë ka rritje të numrit për turistët nga Evropa Perëndimore, por edhe zona më e pasur e kontinentit, siç është Evropa Veriore, ku përfshihen edhe vendet skandinave, që kanë dhe pagat mesatare më të larta.
Shifrat tregojnë se në 2023-ën turistët nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda ishin 109 mijë, me rritje 76%. Përfaqësuesi i bizneseve nordike shprehet se skandinavët po gjejnë gjithnjë e më shumë interes te Shqipëria.
“Hapja e Shqipërisë është një mundësi e madhe për ta për të parë një vend ish-komunist që është transformuar në muajt e fundit, ndërkohë që natyra e virgjër është një nga elementët e veçantë ndryshe nga ata që shohin në Spanjë apo vende të tjera të zhvilluara. Është një vend i larmisë i veçantë, sepse është një vend i vogël dhe ofron një llojshmëri ngjyrash si dhe ofron një llojshmëri klimaterike ku distanca nga deti në mal është relativisht 2-3 orë”, tha Bujar Zhuri, përfaqësues i “Grupi i Bizneseve Nordike”.
Këtë vit numri i tyre jo vetëm për turizëm, por dhe investime pritet të ketë rritje të ndjeshme nga Skandinavia.
“Vendet që skandinavët kanë udhëtuar më së shumti në Evropë është Spanja, Greqia apo Turqia. Kohët e fundit Shqipëria është futur në listën e tyre dhe është prioritet për të vizituar Shqipërinë. Ka shumë artikuj, madje në një nga më të fundit ishte me titull “Harojeni Spanjën dhe Turqinë, por shikoni Shqipërinë”. Interesi jo vetëm, për turistë, por edhe si investitorë është mjaft i madh, pasi në Sarandë 600 norvegjezë kanë blerë shtëpitë e tyre”, tha Zhuri.
Shqipëria gjithashtu ishte mbajtësja e nderit në Panairin më të madh të turizmit në Berlin, ndërsa më herët promovimi nuk ka munguar as në konferencën e famshme botërore në Spanjë. Promovimi i Shqipërisë turistike nuk ka munguar as nga mediumet më të famshme evropiane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











