Shqipëria
Shqipëri-Francë, rritje e bashkëpunimit turistik
Në një takim të fundit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit priti ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në shkëmbimet turistike dhe në marrjen e eksperiencës franceze në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit ambasadorja Barsacp tha se Franca do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt Bashkimit Europian.
Ndërsa ministri Klosi theksoi se “ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit, plotësimi i legjislacionit sipas standardeve europiane do të jenë fushat e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”.
“Ndryshimet klimatike, mbrojtja e ekosistemeve, nxitja e investimeve në fushën e turizmit, mbeten një hapësirë tjetër e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Francës”, tha Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












