Shqipëria
Shqipëri: Cila parti është favorite për të fituar zgjedhjet e 25 prillit?
Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, megjithatë diferenca mes saj dhe Partisë Demokratike është ngushtuar ndjeshëm, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ky ishte rezultati i sondazhit të tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euronews Albania. Të pyetur për besimin se kush do t’i fitojë zgjedhjet, pavarësisht mënyrës si ata do të votojnë, qytetarët u përgjigjën:
PS – 49.3%
PD – 33.5%
LSI – 5.5%
Të tjera – 0.2%
Krahasuar me sondazhet e tjera, diferenca mes dy partive kryesore PS-PD është ulur nga 19.5% në 15.8% si rrjedhojë e rritjes së besimit se PD do të dalë e para – nga 29.6% në 30.8% dhe tashmë në 33.5%.
Megjithatë diferenca mes dy partive kryesore rezulton edhe më e ngushtë nëse i referohemi rezultatit të pyetjes se cila parti do të dëshironin shqiptarët të fitonte. Në këtë pyetje rezultati ishte:
PS – 44%
PD – 35.1%
LSI – 6.9%
PDI – 1%
Të tjera – 0.4%
Krahasuar me sondazhet e tjera, vetëm PD rezulton të ketë rritje në përqindje nga 30.6% në 35.1%, ndërsa diferenca është ngushtuar nga 15% në 8.9%.
Por kush nga partitë do t’i trishtonte më shumë qytetarët nëse do të shpallej fituese? Përballë kësaj pyetje shumica janë përgjigjur për PS-në:
PS – 39.9%
PD – 26.2%
LSI – 18.8%
PDIU – 1.3%
Nuk e di – 13.7%
Krahasuar me sondazhet e tjera, për këtë tregues rezultati ka ardhur në përmirësim vetëm për PD-në, ku përqindja e përgjigjeve për trishtimin nëse ajo shpallet fituese ka rënë nga 31.7% në 26.2%.
Për PS-në niveli ka qëndruar pothuajse i ngjashëm me sondazhin e dytë nga 39.7% në 39.9%.
Metodologjia
Euronews Albania do të vazhdojë të publikojë sondazhet zgjedhore në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB deri më 19 prill, kur do të prezantohet sondazhi i fundit, afat kohor i përcaktuar nga legjislacioni shqiptar, 5 ditë përpara zgjedhjeve. Për sondazhin e tretë u pyetën 1600 persona në 12 zona elektorale gjatë periudhës 25 shkurt – 9 mars.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












