Lajme
Shqipëri: 4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit katër persona me COVID-19 kanë vdekur.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19 një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
Sa u përket të infektuarve, numri i tyre vijon të jetë i lartë, 297 raste të reja.
“Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik”.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë 116 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë./tvklan.al
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?