CH-Ballkani
Shqipëri: 33 raste pozitive me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, përmes përditësimit të gjendjes së deritashme lidhur me koronavirusin në Shqipëri, ka bërë të ditur se ka raste të reja të të infektuarve në vend.
Deri tani janë 33 raste të prekura me virusin vdekjeprurës dhe në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri të ditur se nga 33 të prekurit, 8 janë të shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) dhe 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.
Ndër të prekurit me COVID-19 është edhe një mjek.
“Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në Spitalin e Durrësit.
Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar”, ka bërë të ditur Ralacolli.
Në anën tjetër, shumica e qyteteve të Shqipërisë, përfshi Tiranën, janë bllokuar për hyrje-daljet e banorëve. Gjithashtu, janë marrë masa drastike për moslejimin e qarkullimit të automjeteve private mosjelimin e grumbullimit të njerëzve.
Bizneset e ndryshme, si lokalet e restorantet, janë mbyllur në kohë të pacaktuar.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se këto masa po merren për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të mirën e vetë qytetarëve.
Ai ka dhënë urdhër që policia bashkë me ushtrinë të dalin nëpër rrugë dhe të sigurohet se njërëzit po vetëkarantinohen dhe se nuk përbëjnë rrezik për të tjerët.
Edhe Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë ndëshkuar 509 drejtues mjetesh për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.
“Prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është solidarizuar me mjekët që po punojnë nëpër spitalet e Shqipërisë. Ai, përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit











